Il sangue delle Zane: Come le Figlie di Teuta sono risorte dalle ceneri
ITA
C’è un soffio antico che scende dai picchi delle montagne illiriche e taglia l’asfalto rovente di Tirana, fino a far tremare le pietre delle metropoli lontane, da Londra a Milano, da Berlino a New York. Non è un semplice vento di protesta. È l’eco di un risveglio selvaggio, la voce di un’antica stirpe che si riprende la notte.
Per millenni, la storia di questa terra è stata scritta col sangue delle sue donne e poi cancellata dal silenzio degli uomini.
Oltre duemilatrecento anni fa, Teuta cavalcava le onde dell’Adriatico guidando una flotta di corsari e guardando negli occhi gli ambasciatori dell’Impero con l’orgoglio di chi non riconosce padroni. Eppure, le cronache dei potenti la ridussero a leggenda remissiva o a un’ombra irrazionale, vendendo la sua grandezza per un pugno di monete e tradimenti di corte. Poi vennero le custodi della parola, come Sevasti e Parashqevi Qiriazi, che sfidarono anatemi, guerre e prigioni per accendere la luce dell’istruzione nel buio dell’occupazione; e venne Musine Kokalari, che davanti al tribunale del tiranno erse la sua anima limpida come uno scudo, preferendo l’esilio, il fango e la scopa del confino anziché piegare il ginocchio davanti alla menzogna.
E cosa ha fatto il destino a queste eroine? Le ha tradite!
La storia le ha usate per salvarsi e poi le ha rimesse nel buio. Quando il drago del comunismo è crollato ed è sopraggiunta l’illusione della “democrazia”, le donne non hanno trovato la libertà, ma un nuovo e spietato altare di sacrificio: son state vendute come carne da macello sulle rotte della notte, dimenticate nelle fabbriche da fame, consegnate a un patriarcato arcaico e feroce che cercava di soffocare la loro voce tra le mura di casa o dietro i banchi degli uffici. Le hanno volute vittime. Le hanno volute mute. Le hanno volute ceneri.
Ma chi conosce le vette del Nord sa bene che le Zane — le fate guerriere delle montagne — non muoiono mai davvero. Dalle ceneri del tradimento, il loro sangue ha continuato a scorrere invisibile, caldo e indistruttibile, di madre in figlia, fino ad esplodere oggi.
Già l’antico poeta Andon Zako Çajupi, guardando la miseria degli uomini e la grandezza delle donne, aveva scolpito nei versi un’amara e inappellabile sentenza:
“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”
(Gli uomini all’ombra, giocano, discettano, che un colpo li prenda, ché vivono grazie alle donne!)
E ora guardatele, quelle Zane risorte dalle ceneri!
Mentre per secoli gli uomini hanno discusso all’ombra delle torri e del potere, perdendosi in contese sterili e compiacendosi della propria boria, sono state loro a tenere in vita il soffio della nazione. Hanno curato le piaghe delle guerre, hanno custodito la lingua madre nel silenzio delle stanze spoglie, hanno portato sulle spalle il peso e la dignità di un popolo in fuga, tenendo in piedi l’intera diaspora con la sola forza del loro cuore.
Oggi la resa dei conti è arrivata. La condanna si è trasformata in leggenda.
Quando la polizia alza le armi e i manganelli nelle piazze, non vedete semplici manifestanti. Vedete Brunela, Fatma, Fioralba e una legione di ragazze giovani farsi scudo umano per proteggere i loro fratelli, affrontando la carica a petto scoperto. Le vedete trascinate nelle tenebre delle camionette, inghiottite dai commissariati, per poi riemergere all’alba con uno sguardo freddo, solenne, disarmante. Uno sguardo che spegne la rabbia degli arroganti e lascia i potenti nudi nella loro miseria.
Non cercano più protezione: la offrono. Non chiedono più guida: la incarnano. Non elemosinano la parola: la ruggiscono.
La Rivoluzione dei Fenicotteri non è una protesta di passaggio; è il ritorno della Flotta di Teuta, è la vendetta delle Zane contro secoli di oblio e di tradimenti. Che il vecchio mondo lo accetti o soffochi nel suo stesso veleno, la profezia si è compiuta.
A Brunela, a Fatma, a Fioralba, e a tutte le figlie guerriere di questa terra: questo pezzo è il nostro canto per voi. Voi non state solo camminando sulle rovine: sulle ceneri dei padri state fondando un nuovo regno. Continuate la marcia, irriducibili e sovrane. Il futuro non ha più paura: ha finalmente il vostro nome.
ALB
Gjaku i Zanave: Si u ringritën nga hiri bijat e Teutës
Është një frymë e lashtë që zbret nga majat e mekur të maleve ilire dhe pret tej për tej asfaltin e përvëluar të Tiranës, deri sa bën të dridhen gurët e metropoleve të largëta — nga Londra e Milano, deri në Berlin e Nju Jork. Nuk është thjesht një erë proteste. Është jehona e një zgjimi të egër, zëri i një fisi të lashtë që po rritet e po merr mbrapsht natën e saj.
Për mijëvjeçarë me radhë, historia e kësaj toke u shkrua me gjakun e grave të saj dhe më pas u fshi nga heshtja e burrave.
Më shumë se dymijë e treqind vjet më parë, Teuta kalëronte mbi valët e Adriatikut duke udhëhequr një flotë me shpirt të lirë, duke i shikuar drejt në sy emisarët e Perandorisë me krenarinë e saj që nuk njohu kurrë zot. E megjithatë, kronikanët e pushtetit u përpoqën ta ultësonin në legjenda amulore apo hije të brishta, duke e shitur madhështinë e saj për një grusht monedhash e tradhtish oborri. Më pas erdhën ruajtëset e fjalës dhe diturisë, si Sevasti e Parashqevi Qiriazi, që sfiduan mallkime, luftëra e burgje vetëm e vetëm për të ndezur dritën e arsimit në terrin e pushtimit; e erdhi Musine Kokalari, e cila përpara gjyqit të tiranit ngriti shpirtin e saj të kulluar si mburojë, duke zgjedhur internimin, baltën dhe fshesën sesa të ulte kryet përpara rrenës.
E çfarë bëri fati me këto heroina? I tradhtoi.
Historia i shfrytëzoi për të shpëtuar veten dhe më pas i shtyu sërish në errësirë. Kur dragoi i komunizmit u rrëzua dhe erdhi mashtrimi i asaj që u quajt “demokraci”, gratë nuk gjetën lirinë, por një altar të ri e të egër flijimi: u shitën si mish për top rrugëve të natës, u harruan nëpër fasoneri me pagë urie, iu dorëzuan një patriarkati arkaik e të egër që kërkonte t’u mbyllte gojën brenda mureve të shtëpisë apo pas tavolinave të zyrave. I deshën viktima. I deshën pa zë. I deshën hir e pluhur.
Por kush i njeh shkëmbinjtë e Veriut e di mirë se Zanat nuk vdesin kurrë me të vërtetë. Nga hiri i tradhtisë, gjaku i tyre vazhdoi të rridhte i padukshëm, i ngrohtë dhe i pashkatërrueshëm, nga nëna tek e bija, deri sa shpërtheu sot.
Qysh në krye të shekullit të kaluar, poeti i madh Andon Zako Çajupi, duke parë mjerimin e burrave dhe madhështinë e grave, skaliti në vargje një dënim të hidhur e të pashmangshëm:
“Burrat nën hije, lozin, kuvendojnë, pika që s’u bie, se nga gratë rrojnë!”
E tani shikojini ato, ato Zana të ringritura nga hiri!
Përderisa për shekuj me radhë burrat kuvenduan nën hijen e kullave e të pushtetit, duke u humbur në zënka të kota e duke u mburrur me hijen e tyre, ishin gratë ato që mbajtën gjallë frymën e këtij kombi. Ato shëruan plagët e luftërave, ato mbrojtën gjuhën e nënës në heshtjen e odave të zbrazëta, ato mbajtën mbi supe peshën dhe dinjitetin e një populli në mërgim, duke mbajtur në këmbë të gjithë diasporën vetëm me forcën e zemrës së tyre.
Sot ka ardhur dita e llogarive. Mallkimi u kthye në legjendë.
Kur policia ngre armët e shkopinjtë e gomës nëpër sheshe, ju nuk shihni thjesht protestuese. Ju shihni Brunelën, Fatmën, Fioralbën dhe një legjion të tërë vajzash të reja që bëhen mburojë njerëzore për të mbrojtur vëllezërit e tyre, duke përballur goditjet me gjoks hapur. I shihni tek tërhiqen me forcë në errësirën e fugonëve, të gëlltitura nga rajonet e policisë, për t’u shfaqur sërish në agim me një vështrim të ftohtë, solemn! Një vështrim që ua ultëson egërsinë arrogantëve e i lë pushtetarët të zhveshur në mjerimin e tyre.
Ato nuk kërkojnë më mbrojtje: e ofrojnë atë. Nuk kërkojnë më prijsë: e mishërojnë vetë. Nuk lypin më fjalën: e ulërijnë atë.
Revolucioni i Flamingove nuk është një protestë kalimtare; është rikthimi i Flotës së Teutës, është hakmarrja e Zanave kundër shekujve të harresës e të tradhtisë. E pranoi apo u mbyt në helmin e vet kjo botë e vjetër, profecia u përmbush.
Brunelës, Fatmës, Fioralbës dhe të gjitha bijave luftëtare të kësaj toke: kjo shkresë është përulja jonë ndaj guximit tuaj. Ju nuk po ecni thjesht mbi rrënoja: mbi hirin e etërve po ngritni një mbretëri të re. Vazhdoni marshimin, të papërkulura dhe sovrane. E ardhmja nuk ka më frikë: ajo mban përfundimisht emrin tuaj!


